Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Apolonia e Ilirisë”, ministri Gonxhja: Gërmimet janë përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik
Projekti kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, po vijon në sitin arkeologjik të Apolonisë dhe këtë vit është përqendruar në tri zona kryesore të tij. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, vijon me përkushtim bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Institutit të Arkeologjisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë), UMR 8546 – AOrOc Paris, Shkollës Franceze të Athinës (EfA), Shkollës Franceze të Romës (EfR), Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore (Universiteti i Tiranës), IKTK-së dhe Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia (nën varësinë e MEKI-t)”. Sipas ministrit Gonxhja, programi i vitit 2025 është përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik: Sektori i...