Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbyllja e News 24, Arlind Qori: Pushteti hakmerret ndaj ish-ortakut të vet
Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me kontratat e qirave për objektet ku këto media zhvillojnë aktivitetin. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar Arlind Qori, kreu i “Lëvizja Bashkë”, i cili solidarizohet me punonjësit, të vetmit që e pësojnë kur pronarëve u prishen pazaret me qeverinë. Reagimi i plotë: SOLIDARITET ME GAZETARËT DHE PUNONJËSIT E NEWS24 Të jesh gazetar sot në Shqipëri është gjithnjë e më e vështirë. Censura e “vetëkuptueshme” nis me bizneset e pronarit dhe ortakëve të tij. (Rasti ekzemplar Frangaj-Mane.) Mbi të ngrihet censura për hir të interesave të reklamuesve të televizionit. (Shembulli i ditëve të fundit: pagimi i heshtjes nga Bankers Petroleum-i). Me ndërthurjen...