Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr në zonën e minuar ‘Piramida 12’, në kufi me Greqinë! Shpërthejnë disa mina
Një vatër zjarri ka rënë në zonën e njohur si Piramida 12, në Leskovik në kufi me shtetin grek. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga toka greke dhe po afrohet në tokën shqiptare, në fshatin Kamenik. Mësohet se zona është e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore dhe situata paraqitet problematike. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura. Situata mund të ketë përkeqësim për shkak se kanë nisur edhe disa shpërthime të minave, ndërsa temperaturat janë tepër të larta dhe favorizojnë zjarrin. gijotina.com/