Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Jo vetëm Shqipëria, situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë, 24 vatra aktive
Jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova është përfshirë nga dhjetëra vatra zjarri, që po kërcënojnë jo vetëm mjedisin, por edhe jetën dhe pronën e qytetarëve. Kjo në një kohë kur i gjithë rajoni i Ballkanit po përballet me temperatura mbi 30 gradë Celsius këtë javë. Sipas Qendrës Operative të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë, situata paraqitet serioze. Deri tani janë regjistruar 38 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar. “Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia shpreh mirënjohje...