Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘The Skin of Light’– Rikthehet në Korçë dhe përfundon në Manhattan edicioni i tretë i Gjon Mili International Video Art Festival
Edicioni i tretë i Gjon Mili International Video Art Festival vjen këtë vit nën temën poetike “The Skin of Light”, një ftesë për të shikuar dritën jo vetëm si burim ndriçimi, por si një “lëkurë” ku ndërthuren kujtesa, perceptimi dhe forma. Nga gjithsej 1,230 aplikime nga mbarë bota, vetëm 62 artistë janë përzgjedhur për të prezantuar vizionin e tyre mbi marrëdhënien me dritën, duke e paraqitur atë si një element që pulson mes botës reale dhe asaj virtuale, mes ndjeshmërisë intime dhe ndërveprimit artistik, transmeton KultPlus. Festivali nis në Korçë, më 27-29 gusht, në Muzeun Gjon Mili, vendi ku filloi kjo nismë ndërkombëtare, ku për tre ditë video arti do të bashkëjetojë me kujtesën dhe historinë, në një lojë të pandërprerë formash dhe refleksesh. Më...