‘Balt’ e pluhur do të bëhem, të më shkelnjë këmbë’ e saj’

‘Balt’ e pluhur do të bëhem, të më shkelnjë këmbë’ e saj’

Poemth nga Naim Frashëri Bukuria 9. Zëmra jote në krahrorët tënt Është hekur Brenda n’ergjënt; Dhe në linj’ aty krahruar,  Si ndë dhé gur’ i paçmuar. Dielli zënë me rezë,  Vera në qelqe të zezë, Shpirti brënda nër qivure, Zot’ i madh nër katrë mure!  10. Do të shtrihem Të venitem Si kandili kur s’ka vaj Balt’ e pluhur  Do të bëhem Të më shkelnjë këmbë’ e saj; E të prehem  Duke puthur Atë këmbë pasandaj. As më thua, Ç’ke me mua? Pse të dua paskam faj?/KultPlus.com