‘Dosjet e mia kanë shumë sekrete…’/ Lala akuza Ardi Veliut: Pajisjet e mia po konfiskohen në mënyrë arbitrare nga ‘Kambalja’

‘Dosjet e mia kanë shumë sekrete…’/ Lala akuza Ardi Veliut: Pajisjet e mia po konfiskohen në mënyrë arbitrare nga ‘Kambalja’

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar me tone të ashpra pas zaptimit të ambienteve të News24 dhe konfiskimit të pajisjeve të saj të punës. Ajo akuzon drejtpërdrejt ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për veprim arbitrar dhe sulm ndaj lirisë së medias. “Dosjet e mia, që kanë shumë sekrete brenda dhe me të cilat po punoja, kompjuterin tim dhe çdo pajisje tjetër që më nevojitet për të ushtruar profesionin, janë konfiskuar në mënyrë arbitrare nga Ard Veliu,” shkruan Lala, duke e ironizuar atë me pseudonimin “Kambale”, siç sipas saj e thërrisnin vetë policët. “Meqë dosjet i ke konfiskuar, lexoji se mbase gjen edhe emrin tënd!” mbyll reagimin e saj Lala, duke nënvizuar se materialet e sekuestruara përmbajnë prova të rëndësishme nga investigimet e saj mbi...