Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit

Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit

15-vjeçari që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës. Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes së efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte të shpërthente në flakë. Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.