Helikopterët, operacion për shuarjen e zjarrit te Syri i Kaltër! Evakuohen rreth 400 turistë

Helikopterët, operacion për shuarjen e zjarrit te Syri i Kaltër! Evakuohen rreth 400 turistë

Disa zjarre masive në hyrje të Parkut Natyror të Syrit të Kaltër përballë fshatit Krongj i bënë të hënën të detyrueshme ndërhyrjet nga ajri për fikjen e tyre. Mijëra litra ujë u lëshuan mbi kodrat në flakë nga dy helikopterë të pajisur me kovat e posaçme. Përhapja e shpejtë bëri që zjarri të nisë nga bimësia e ulët dhe të ngrihet në më shumë se dhjetë metra lartësi për shkak të pemëve të ngjeshura. Rreth 400 turistë dhe punonjës të parkut janë evakuuar, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve. Rreziku ndaj Parkut të Syrit të Kaltër u paralajmërua që ditën e diel, duke parë ecurinë e vatrës së zjarrit në zonën e Krongjit. Forcat zjarrfikëse lokale, të ndihmuara edhe me përforcime, punuan deri...