Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Për 31 vite ishte harruar në Bankën e Italisë, thesari i bandës së drogës i kthehet shtetit
Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera Duket sikur çmontimi i një organizate kriminale italo-turke të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në pastrimin e parave të pista të ishte më i lehtë në vitin 1994, sesa përpjekja për t’i kaluar ato më në fund në arkën publike (gjatë 31 viteve që pasuan). Vlerë që sot kap më shumë se gjysmë milioni eurosh. Një shumë që teorikisht ishte konfiskuar që atëherë. Aq sa u desh nisma personale e dy ushtarakëve të Guardia di Finanza për t’i kthyer ato para në para të gatshme dhe për t’ia kaluar realisht Shtetit, që ndoshta me ato para mund të forcojë një linjë transporti publik apo të ndërtojë një çerdhe, pa i imagjinuar fare qytetarët përfitues historinë e çuditshme...