Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Zv.kryeministrja Balluku në kantierin e aksit rrugor Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e mureve mbajtës si dhe ndërtimi i shtresave. Ndërkohë që ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre. Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së Ballabanit. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e këtij aksi në zonën e bashkisë së Këlcyrës. Impakti i kësaj vepre në të gjithë zonën ka...