Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria si BE, ndryshon ligji për konsumatorin, më shumë mbrojtje për blerësit
Jetojmë në kohën e konsumizimit… asaj ku reklamat dhe ofertat na ndjekin kudo ndërsa dëshira për më shumë na shtyn të blejmë pa pushim. Në këtë realitet, blerësi shpesh ndjehet i humbur në një labirint produktesh që premtojnë shumë, po që herezi zhgënjejnë. Përballja me mashtrimet dhe abuzimet nuk është më një rastësi, por një sfidë e përditshme. Për të mbrojtur sa më shumë qytetarët, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”. “Përafron plotësisht të gjitha direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Europian në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Specifikisht janë 7 rregullore apo direktiva që transpozohen në mënyrë të plotë në legjislacionin tonë, çka do të bëjë që konsumatori shqiptar, përsa i përket çështjeve të cilësisë...