Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Hap revolucionar: Ky satelit mund të ndihmojë shkencëtarët që të parashikojnë katastrofat natyrore
Ajo që i bën katastrofat natyrore edhe më shkatërruese është fakti se vijnë pa paralajmërim dhe nuk lënë kohë për të kërkuar më shpejt strehim. Pra, imagjino një botë ku paralajmërohesh më shpejt: Njerëzit do të kishin mundësi të kërkonin strehim. Shërbimet e emergjencës do të mund të dërgonin burime në zonat e prekura për më shumë efikasitet. Ndërkohë, projektet e reja të ndërtimit mund të zhvendoseshin në zona më të sigurta. Këtë mund ta bëjë sateliti i ri, i krijuar nga NASA dhe ISRO! Për të kuptuar më mirë se si ndryshimet e vogla në sipërfaqen e tokës dhe akujve të planetit mund të çojnë në ngjarje katastrofike, Laboratori i Propulsionit Raketor i NASA-s (JPL) po bashkëpunon me Agjencinë Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO) në...