Polonia paralajmëron Rusinë: Mos prekni kufijtë! Zelensky: Jo lëshime kriminelit!

Polonia paralajmëron Rusinë: Mos prekni kufijtë! Zelensky: Jo lëshime kriminelit!

“Për Poloninë dhe partnerët e saj europianë, duhet të jetë e qartë se kufijtë nuk mund të ndryshohen me force”: Paralajmërimi vjen nga kryeministri polak Donald Tusk, i cili theksoi përpara gazetarëve në Varshavë pas konsultimeve të fundjavës midis udhëheqësve europianë. “Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përfitojë nga pushtimi i Ukrainës. Perëndimi, përfshirë vendet europiane, nuk do të pranojë kërkesat ruse që thjesht çojnë në konfiskimin e territorit ukrainas. Moska mund të mendojë në këtë mënyrë se t`i sfidojë kufijtë e vendeve të tjera pa u ndëshkuar“-u shpreh kryeministri polak Donald Tusk. Duke kujtuar historinë polake, Tusk përsëriti parimin “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”. “Ne e dimë nga historia – dhe Polonia shpesh ka qenë viktimë e kësaj – se kur fuqitë...