“M’i vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëlluar me çifte: Dua drejtësi!

“M’i vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëlluar me çifte: Dua drejtësi!

Ksenofon Konomi VLORË- Ksenofon Konomi, pronari i tufës së kuajve që përpara disa ditësh u qëlluan me armë gjahu në mënyrë barbare pranë parku kombëtar të Llogarasë, ka vendosur të flasë. Ai zbuloi se ka mbledhur vetë prova për rastin, të cilat ia ka vënë në dispozicion "OPGJ-së" që po merret me hetimin e dosjes së tij. Sipas pronarit të tufës, 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu. Katër prej tyre kanë ngordhur menjëherë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në zonë, disa të lënduar dhe disa drejt ngordhjes për shkak të plagëve. “22 kuaj që ishin atje në malin e Llogorasë që janë goditur me armë gjahu, me çifte, janë gjetur edhe plumbat në kurrizin e trupin e kafshës. Me veterinerin kemi shkuar, përveç mungesës së...