Gazetarët në protestë për News 24, Ministria e Ekonomisë: Nuk ka paguar qira që prej 2017

Gazetarët në protestë për News 24, Ministria e Ekonomisë: Nuk ka paguar qira që prej 2017

Pas protestës së zhvilluar sot në mesditë para godinës së News 24, kundër mbylljes së sinjalit të transmetimit dhe moslejimit të gazetarëve të punojnë në ambientet e punës, ka ardhur një reagim nga Ministria e Ekonomisë. Në njoftimin e shpërndarë, bëhet me dije se kjo shoqëri nuk ka paguar qira dhe kamatvonesat që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove, ndaj kontrata është ndërprerë. ”Që në vitin 2021, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara. Megjithatë, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike”, thuhet në reagim. Reagimi...