Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ma*akra ndaj kuajve, pronari kërkon drejtësi dhe apelon për ndihmë
Ksenofon Konomi, pronari i tufës së kuajve që përpara disa ditësh u qëlluan me armë gjahu në mënyrë barbare pranë parku kombëtar të Llogarasë, ka vendosur të flasë për mungesën e reagimit të institucioneve ligjzbatuese në lidhje me rastin e paprecedentë të denoncuar prej tij. “Nga doli kjo kafshë me plumb në gojë. Në 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogorasë që janë goditur me armë gjahu, me çifte, janë gjetur edhe plumbat në kurrizin e trupin e kafshës. Me veterinerin kemi shkuar, përveç mungesës së policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje, as tek të plagosurat as tek vendi ku janë kafshët. Kam denoncuar në polici për këtë situatë. Jam ndodhur i vetëm, përveç medias, pa mbështetje. Duke i kërkuar dhe policisë...