Sherri me armë për parakalimin në autostradën Tiranë-Durrës, kapet njëri nga të kërkuarit

Sherri me armë për parakalimin në autostradën Tiranë-Durrës, kapet njëri nga të kërkuarit

Është arrestuar njëri nga personat e shpallur në kërkim për të shtënat me armë zjarri gjatë natës së 3 gushtit në autostradën Tiranë-Durrës. Një sherr për parakalimin e makinave ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit në autostradën “Durrës-Tiranë”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D....