Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bilanci në 7 muaj, më pak aksidente në 2025, por më shumë viktima se një vit më parë
Një këmbësor 70 vjeçar humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Hamallaj në Durrës, pasi u përplas nga një mjet që drejtohej nga 57 vjeçar. Humbja e jetës së këtij të moshuari është një ndër 116 të tjerë që kanë humbur jetën në aksidente rrugore në të gjithë vendin, gjatë 7 muajve të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore tregojnë se numri i aksidenteve është në ulje, por nga ana tjetër numri i viktimave është në rritje krahasuar me 2024. Nga janari deri në korrik të 2025 kanë ndodhur 767 aksidente. 146 më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për pasojë 116 persona kanë ndërruar jetë, 32 më shumë sesa në 7 muajt e parë të...