Maduro sfidon Donald Trump, presidenti i Venezuelës: Ja ku jam. Dil përballë meje, frikacak

Maduro sfidon Donald Trump, presidenti i Venezuelës: Ja ku jam. Dil përballë meje, frikacak

Administrata Trump, në një vendim të befasishëm, dyfishoi shpërblimin në 50 milionë dollarë për arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke e akuzuar atë si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë dhe si bashkëpunëtor i karteleve për të ‘përmbytur’ SHBA-në me kokainë të pasuruar me fentanyl. Por Maduro, në një video që tashmë është bërë virale, sfidon hapur presidentin amerikan, duke i treguar edhe vendin se ku ndodhet. “Ja ku jam. Frikacak, eja nëse mundesh. Jam këtu në Miraflores, dil përballë meje frikacak.” Qeveria amerikane bëri të ditur më herët se, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Maduro nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe do të mbahet përgjegjës për krimet e tij. Maduro u padit në Gjykatën Federale të Manhattanit në...