Prishja e objektit me shpërthim në Vlorë, reagon Berisha: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin

Prishja e objektit me shpërthim në Vlorë, reagon Berisha: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin

Zhurma e tritolit në Radhimë ndryshoi edhe repertorin e Sali Berishës në seli. Në tre muaj denoncime të përditshme për procesin e 11 majit, për herë të parë doktori nuk foli për farsë elektorale, por u ndal tek shpërthimi i komanduar i godinës trekatëshe në jug të vendit. “Sot në mëngjes u njoha me këtë lajm, menjëherë e denoncova turizmin e tritolit të një njeriu të shfazuar që u ofron banorëve dhe pushuesve terrorin e 32 kilogramëve tritol, pluhurin, zhurmën, në kulmin e turizmit, duke krijuar një situatë lufte. Këtë mund ta bëjë vetëm Ramaduro, askush tjetër”, tha Berisha. Kur nisën shembjet në Theth, Sali Berisha foli për hakmarrje politike pasi banorët e zonës votuan për Partinë Demokratike. Për tritolin në bregdet nuk ka ende...