Digjet Europa/ Zjarre në Itali, Spanjë e Kroaci, flakë në pyje e fshatra

Digjet Europa/ Zjarre në Itali, Spanjë e Kroaci, flakë në pyje e fshatra

Europa vijon të përballet me temperature ekstreme, teksa një pjesë e kontinentit është në betejë të përditshme me flakët që kanë djegur mijëra hektarë pyje. Në Itali në Malin Vezuv, operacionet për shuarjen e flakëve kanë vijuar për më shumë se 48 orë dhe në ndihmë ka ardhur dhe ushtria. Rreth 80 zjarrfikës vazhdojnë punën të hënën, me përforcime që kanë mbërritur nga të gjitha rajonet e Italisë. Që nga mëngjesi I së hënës, katër avionë Canadair kanë ardhur në ndihmë nga ajri. Autoritetet e parkut kombëtar të Vezuvit thanë se rrjeti i shtigjeve pranë vullkanit ishte mbyllur për arsye sigurie dhe për të lehtësuar operacionet e shuarjes së zjarreve, ndërsa parku arkeologjik i Pompeit mbetet i hapur për publikun. Shkaku i zjarrit nuk dihet...