Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
MSH sërish rekomandon masa mbrojtëse nga temperaturat e larta
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës sërish ka rekomanduar institucionet private dhe publike që të zbatojnë masa për mbrojtje e punëtorëve, pasi vendi ditëve të fundit po përballet me temperatura të larta. Masat për mbrojtjen e punëtorëve, të bazuara në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, MSH-ja rekomandoi që të zbatohen nga 11 deri më 15 gusht, kur temperaturat në Kosovë parashihen të jenë mbi 30 gradë Celsius. “Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, u tha në njoftimin e MSH-së. Sipas rekomandimit të ministrisë: duhet të shmanget...