Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Projektligji, lehtësohen procedurat e bizneseve shqiptare për tregun europian
Qeveria shqiptare nxori për konsultim publik Projektligji “Për Shoqëritë Evropiane të Bashkëpunimit” që synon krijimin e kuadrit ligjor për Grupimet e Interesit Ekonomik Europian (GEIE), një instrument i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërkufitar midis bizneseve vendase dhe atyre evropiane.Deri tani, mungesa e një rregullimi të tillë kishte krijuar një hendek në përafrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe kishte penguar intensifikimin e partneriteteve mes ndërmarrjeve shqiptare dhe kompanive të huaja.Në mungesë të këtij kuadri ligjor, bizneset shqiptare, veçanërisht SME-të, nuk kanë pasur mundësi të krijojnë formalisht struktura bashkëpunimi me partnerë nga BE-ja përmes formave moderne të organizimit si GEIE, duke mbetur të kufizuar vetëm në mënyrat tradicionale të bashkëpunimit, si shoqëritë e përbashkëta. Kjo ka penguar integrimin e plotë të vendit në tregun...