Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Fëmija1-vjeç me nënën në koncert, Maluma ndërpret performancën: Po e tund sikur të ishte lodër
Showbiz E Hënë, 11 Gusht 2025 15:00 Këngëtari me famë botërore, Maluma ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa mbrojtëse për veshët. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ai shihet teksa ndërpret performancën dhe kritikon nënën për pakujdesinë e saj. ”A mendoni se është ide e mirë që fëmija juaj 1-vjeçar të shkojë në një koncert ku decibelët janë tepër të lartë? Foshnja as nuk e di çfarë po bën këtu. Herën tjetër, mbroji veshët e tij. Vërtet. Është shumë e rëndë për fëmijën. Kjo është përgjegjësia jote”, tha këngëtari. Maluma i cili ka një vajzë 1-vjeçare, theksoi gjithashtu se nuk do ta bënte kurrë këtë gjë si baba. Maluma stops...