Malaj dhe Gazheli në skanerin e Portit të Durrësit, reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë

Malaj dhe Gazheli në skanerin e Portit të Durrësit, reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë

Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit, ku gjatë tre muajve të fundit, falë masave të marra është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve. Ky zhvillim ka sjellë lehtësim të dukshëm të procesit për operatorët ekonomikë dhe është mirëpritur nga shoqëritë e transportit, të cilat kanë vlerësuar reduktimin e kohës së pritjes dhe trajtimin më efikas të fluksit. Drejtor i Përgjithshëm i “S2 Albania”, Agron Jaku bëri të ditur se masat shtesë e kanë lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e transportit si për turizmin, ashtu edhe për mjetet e tjera. “Aktualisht kemi rreth 200 skanime në ditë dhe i gjithë procesi, nga hyrja në dalje,...