Zbulimi i papritur: Botimi origjinal i “The Hobbit” shitet për shifër rekord

Zbulimi i papritur: Botimi origjinal i “The Hobbit” shitet për shifër rekord

Një botim i parë i rrallë i romanit klasik “The Hobbit” nga J.R.R. Tolkien është shitur për një çmim rekord prej 43,000 paund në një ankand online, duke kapërcyer pritshmëritë e ekspertëve katërfish. Libri u zbulua rastësisht gjatë një pastrimi në një shtëpi në Bristol, ku ishte fshehur në një raft librash. Ky botim i vitit 1937, një nga vetëm 1,500 kopjet origjinale të botuara atëherë, është ndër librat më të kërkuar në literaturën moderne, njofton KultPlus. I lidhur me pëlhurë jeshile të zbehur dhe i pajisur me ilustrime bardh e zi të autorit, botimi dallon nga versionet e mëvonshme që përmbajnë ilustrime me ngjyra. Libri ishte më parë pjesë e bibliotekës së botanistit të njohur Hubert Priestley, i cili kishte lidhje të ngushta me...