Kujdesi për lokalitetin arkeologjik në Prizren, thirrje për veprim të menjëhershëm

Kujdesi për lokalitetin arkeologjik në Prizren, thirrje për veprim të menjëhershëm

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka shprehur shqetësimin për dëmtimin e paneleve informuese në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren, një prej hapësirave me vlerë të veçantë historike dhe arkeologjike të qytetit. Panelet informuese, që kanë për qëllim të ofrojnë njohuri dhe interpretim për vizitorët, janë dëmtuar duke rrezikuar kështu përvojën e tyre dhe duke kontribuar në degradimin e lokalitetit. “EC Ma Ndryshe” bën apel për kujdes më të madh nga publiku dhe kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që kjo pasuri kulturore të ruhet dhe të jetë e aksesueshme për brezat e ardhshëm. Organizata rikujton gjithashtu se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një përgjegjësi e përbashkët, ku bashkëpunimi midis komunitetit dhe institucioneve është thelbësor për mbrojtjen e këtyre vlerave të...