Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ura e Terziut në Gjakovë, një monument historik dhe arkitekturor me vlera të veçanta
Ura e Terziut ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Gjakovë-Prizren, mbi lumin Erenik, dhe përfaqëson një nga thesaret arkitekturore dhe historike të rajonit. Ndërtuar në shekullin e XVIII nga Esnafi i Terzive të Gjakovës, kjo urë ka një rëndësi të madhe jo vetëm historike, por edhe ekonomike dhe kulturore. Ura ka shërbyer si një nyjë kyçe lidhëse tregtare mes vilajeteve të Perandorisë Osmane, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës. Arkitektura e saj dallon për ndërtimin me gurë vendas dhe strukturën unike prej 11 harqesh gjysmë-rrethorë dhe dhjetë dritareve shkarkuese ndërmjet tyre, shkruan KultPlus. Me gjatësi 192.8 metra dhe gjerësi mesatare prej 5 metrash, ura është një shembull i shkëlqyer i mjeshtërisë ndërtimore të kohës, ku, pavarësisht mungesës së teknologjive moderne, mjeshtrit e ndërtimit...