Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shiste doza kokaine, vihet në pranga 33-vjeçari në Gjirokastër
Përmet/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Done deal”. Shiste doza Kokaine në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet 33-vjeçari. Procedohen 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari. Sekuestrohen një sasi Kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Dh. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, të tre...