Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Projektligji, të huajt do të aksesojnë online të dhënat dhe bilancet e kompanive shqiptare
Procedura “one-stop-shop” dhe aplikimi online për regjistrim ekzistojnë prej vitesh, por Shqipëria ende nuk është e integruar në sistemin europian BRIS (Business Registers Interconnection System).Kjo do të thotë se autoritetet dhe bizneset në BE nuk mund të marrin automatikisht informacion mbi një shoqëri shqiptare përmes Portalit Europian të e-Drejtësisë, duke detyruar përdorimin e procedurave më të kushtueshme si kërkesat manuale pranë QKB-së, përkthimet dhe legalizimet.Kuadri ligjor shqiptar për regjistrimin e bizneseve pritet të pësojë një reformë për ta përshtatur atë me standardet e BE sipas projektligjit që Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka ndjerrë për konsultim publik.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime, ‘Për regjistrimin e biznesit’, synon lidhjen e drejtpërdrejtë të Regjistrit Tregtar me BRIS, duke mundësuar shkëmbimin automatik të të dhënave me vendet anëtare...