Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Miliona euro drejt Peqinit, kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me grupin kriminal të Çopjave, që u godit së fundmi nga SPAK. Nga përgjimet e zbardhura në dosjen hetimore, dalin shumat e mëdha monetare që përfitohen, të cilat arrijnë në miliona euro. Një prej personave të dyshuar nga SPAK si pjesë e kartelit shqiptar të drogës jetonte në Paraguai, nga ku sasi të jashtëzakonshme droge niseshin drejt vendeve të BE-së. “Më datë 15.10.2020, në orën 01:57:25, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e...