Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“M’i vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëlluar me çifte
Pronari i kuajve që u qëlluan me çifte në Llogara, në një prononcim live ditën e sotme me gazetarin Algert Harazi, ka shpërthyer në lot dhe pikëllim. Ksenofon Konomi ka rrëfyer detajet e ngjarjes së rëndë, duke thënë se policia nuk ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht denoncimit të tij. Ai apelon që ngjarja të hetohet me urgjencë dhe autorët të vihen para drejtësisë. “Siç kam thënë dhe para dy javësh, nga 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogarasë, janë goditur me armë gjahu, me çifte. Janë gjetur plumbat në trupin dhe kurrizin e kafshëve. Me veterinerin kemi shkuar, përveç policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje”, thotë ai. Ai tregon se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për sulm nga kafshë të egra, por...