Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vodhi një celular në një lokal, arrestohet 19-vjeçari në Cërrik
Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi kishte vjedhur në mesnatë një celular në një lokal. Blutë kanë gjetur celularin e vjedhur në banesën e tij. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë bërë ky shtetas. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur celularin, rreth mesnatës, në një lokal në lagjen nr. 1, Cërrik, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi O. Z., 19 vjeç, banues në Cërrik. Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...