IMT dhe Policia Bashkiake Sarandë shembin 2 ndërtime pranë Teqesë – VIDEO

IMT dhe Policia Bashkiake Sarandë shembin 2 ndërtime pranë Teqesë – VIDEO

IMT dhe Policia Bashkiake Sarandë shembin 2 ndërtime pa leje pranë Teqesë   Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Sarandës kanë ndërhyrë sot për prishjen e dy ndërtimeve pa leje. Objektet ndodheshin në periferi të qytetit, në afërsi të zonës së Teqesë.     Sipas burimeve zyrtare, këto ndërtime ishin identifikuar rreth një javë më parë gjatë kontrolleve të terrenit dhe ishin konstatuar si të paligjshme, pasi nuk kishin leje ndërtimi. Aksioni u zhvillua pa incidente, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se do të vijojnë verifikimet për rastet e tjera të ngjashme në territorin e bashkisë.   Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb