Aksident me vdekje në Hamallaj, makina përplas këmbësorin

Aksident me vdekje në Hamallaj, makina përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Hamallaj, rreth orës 09:50. Këmbësori u identifikua si 70-vjeçari me iniciale Gj. B., i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Shoferi, 57 vjeçari me iniciale M. I., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Njoftimi: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.b