Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksidentoi një punonjës policie dhe u largua nga vendngjarja/ Gjatë kontrollit në automjet i gjendet drogë, arrestohet
Pas përplasjes, 33-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari mori ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Një aksident rrugor i ndodhur dje në Tiranë ka çuar në arrestimin e shtetasit K. B. (L.), 33 vjeç, i cili përplasi me automjetin e tij biçikletën që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 63 vjeç, një punonjës policie që sapo kishte përfunduar shërbimin. Policia lokalizoi automjetin e përfshirë në aksident, i cili në momentin e gjetjes po drejtohej nga shtetasi G. K., 37 vjeç, që dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në makinë, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K....