Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjendet i pajetë i moshuari te ‘Kanali i Motorit’ në Vlorë
Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Kanali i Motorit” në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. “Sot, rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Kanali i Motorit”, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh. Ç., 80 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton Policia.