IKMT kërkon të prishë lidhjet e transmetimit të News24, ‘Safe Journalists Albania’: Të shmanget çdo hap që rrezikon infrastrukturën mediatike

IKMT kërkon të prishë lidhjet e transmetimit të News24, ‘Safe Journalists Albania’: Të shmanget çdo hap që rrezikon infrastrukturën mediatike

Që nga mëngjesi i së shtunës, televizioni News24 vazhdon të jetë jashtë transmetimit për shkak të ndërprerjes së energjisë dhe bllokimit të redaksisë. Në një njoftim zyrtar, organizata Safe Journalists Albania ka paralajmëruar për rrezikun që po paraqet Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) me mundësinë e shembjes së urës që mban kabllot dhe lidhjet e serverëve të News24. Safe Journalists Albania bën thirrje për përmbajtje të menjëhershme dhe respektim të plotë të procesit të rregullt ligjor, duke theksuar se çdo veprim që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në infrastrukturën mediatike duhet të shmanget. “Çdo masë duhet të jetë e ligjshme, transparente, e domosdoshme dhe proporcionale, duke përdorur ndërhyrjet më pak agresive dhe në koordinim me Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) për rikthimin...