Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot’, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, detaje nga dosja
Media publikon detaje nga dosja voluminoze e organizatës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, përgjegjëse për trafikimin e 28 ton kokainë Amerika Latine drejt Europës. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë nisur që në vitin 2023. Në fokus të hetimeve janë dy ngarkesa të mëdha: 11.6 ton kokainë të transportuara nga Paraguaji në Belgjikë, konkretisht në portin e Anversit, dhe 16.4 ton të tjera nga Paraguaji në Gjermani, në Hamburg. Në dosje zbulohet dhe emri i dy shqiptarëve që në vitin 2020 u arrestuan në një banesë në Holandë me 600 kg kokainë dhe 2 milion euro cash. “Fadil Balla dhe bashkëpunëtorët e tij, Miklovan Mullaj, e kanë tërhequr sasinë e lëndës narkotike nga magazina e Franc Gergelit më datë 07.11.2020. Personat që ka dërguar Miklovan Mullaj për të marrë...