Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zinxhiri i fajdeve, si vidhen bizneset në emër të ndihmës
Foto ilustruese TIRANË- Imagjinoni një rrjet të errët, ku paratë jo thjesht huazohen, por përdoren si një zinxhir që lidh viktimat. Paratë janë kurthi që rëndojn si një gur në qafën e tyre. Një rrjet i errët, i padukshëm, një ekonomi në hije, që nuk njeh mëshirë, as ligj. Dhe kjo nuk është një metaforë, është historia e asaj që ndodh para syve tanë. Më 6 korrik 2025, në Elbasan, nënkomisari i Policisë Edison Pema u arrestua në kuadër të operacionit “Last Rent”, zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e këtij qyteti. Një nga personat që është betuar të luftojë krimin, ishte kthyer vetë në një të tillë. Pema jepte para me fajde me interesa të larta. Në formë presioni ai bllokonte automjetet e borxhlinjve...