Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, Gonxhja ndan pamjet nga punimet: Tiranës do t’i shtohet një tjetër dimension kulturor
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukra, ndërsa shprehet se kjo hapësirë e re arti do t’i shtojë kryeqytetit një tjetër dimension bashkëkohor kulturor. “Mirëmëngjes nga kantieri i Muzeut të ardhshëm Kombëtar të Arteve të Bukura! Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti që do t’i shtojë kryeqytetit një dimension bashkëkohor kulturor. Hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji sipas standardeve ndërkombëtare, gjithçka gati për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga mbarë bota!”, shkruan ministri Gonxhja.