Digjet automjeti i parkuar në Korçë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet automjeti i parkuar në Korçë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një automjet tip BMW X5, i parkuar në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Mjeti me targa AB262AC është në pronësi të shtetasit me iniciale S.G. Sipas të dhënave paraprake të policisë, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S.G.. Si pasojë, automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan...