Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Raporti Botëror i Lumturisë/ Pas ukrainasve në luftë, shqiptarët më të palumturit e Europës
Raporti Botëror i Lumturisë 2025 e rendit Shqipërinë si një nga vendet më të pakënaqura në Evropë. Sipas raportit, i cili mat lumturinë duke u bazuar në vlerësimin subjektiv të jetës, Shqipëria rezulton të jetë vendi i dytë më i palumtur në kontinent, pas Ukrainës që ndodhet në luftë. Me një rezultat prej 5.4 pikësh në shkallën e vlerësimit nga 0-10, Shqipëria renditet afër fundit të listës globale dhe në fund të listës evropiane, një pozicion që ngre pikëpyetje serioze për cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve, pavarësisht mungesës së një konflikti të armatosur. Sipas të dhënave të raportit, vendi zë vendin e 89-të në rang global, me një rezultat prej 5.411 pikësh. Kjo e lë Shqipërinë pas disa vendeve të rajonit, siç janë...