Rummenigge mbron Botërorin e Klubeve: Ja pse lojtarët e kanë futur veten në këtë kurth…

Rummenigge mbron Botërorin e Klubeve: Ja pse lojtarët e kanë futur veten në këtë kurth…

“Më pëlqeu shumë ky kompeticion, i pashë pothuajse të gjitha ndeshjet”, – tha Karl-Heinz Rummenigge. Në një intervistë për “Kicker”, ish-lojtari dhe CEO afatgjatë i Bayern Munich u shpreh për Botërorin e Klubeve me formulë të re, që përfundoi katër javë më parë: “Shumë nga lojtarët tanë, në të kundërt do të kishin luajtur në Kupën e Konfederatave në SHBA, që nuk ka asnjë vlerë të shtuar për klubin. Ndërsa kështu, Bayern Munich ka pasur mundësinë të prezantohet në skenën botërore, të fitojë tifozë të rinj, të përfitojë edhe ekonomikisht. Ndonjëherë ia vlen të shohësh përtej oborrit tënd”. Rummenigge, që ka luajtur për Bayern Munich, Inter dhe Servette, komentoi edhe mbingarkesën e madhe të ndeshjeve: “Si lojtar do të isha shumë i lumtur të merrja...