Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të opozitës, e më konkretisht ndaj një shkrimi të deputetit të PD, Luçiano Boçi, duke akuzuar drejtuesit e saj se po minojnë themelet e shtetit të së drejtës dhe po nxisin mosbindjen ndaj vendimeve gjyqësore. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu thekson se roli i opozitës është të kontrollojë dhe kritikojë qeverinë kur gabon, por gjithmonë mbi baza faktesh dhe parimesh ligjore. Postimi i plotë i Balliut: Një opozitë, Z. Boçi, s’mund të jetë antiligjore! Qeveria ka përgjegjësi të madhe dhe duhet kritikuar kur gabon, kur abuzon me pushtetin, kur dëmton vendin. Kjo është detyra e opozitës të kontrollojë, të denoncojë, të mbrojë interesin publik. Por kritika bëhet mbi baza...