Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarri në Finiq, digjen disa banesa
Zjarri që nisi një javë më parë në Dhivër të Delvinës ka mbërritur mbrëmjen e djeshme edhe në Leshnicën e Poshtme në Bashkinë e Finiqit. Mësohet se si pasojë e flakëve janë djegur disa banesa, ndërsa zjarri vazhdon drejt Leshnicës së Sipërme. Situata në bashkinë e Finiqit u përkeqësua dy ditë më parë si pasojë e erërave, ku në mbështetje të forcave në terren shkoi helikopteri i Forcës Ajrore. Në mbështetje të forcave, në Finiq vepron edhe avioni kroat Canadair.