Zjarr në Tepelenë, flakët përhapen mes fshatrave Kodër dhe Lekël

Zjarr në Tepelenë, flakët përhapen mes fshatrave Kodër dhe Lekël

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mes fshatrave Kodër dhe Lekël të Tepelenës. Flakët po avancojnë drejt pjesës veriore të kullotave të fshatit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po luftojnë me flakët për të bërë të mundur izolimin e tyre dhe për të eliminuar përparimin drejt banesave. Në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikëse nga Gjirokastra. Situata konsiderohet kritike deri në këto momente.