Kreu vrasje në Kinë, arrestohet pas tre dekadash 57-vjeçari në Itali

Kreu vrasje në Kinë, arrestohet pas tre dekadash 57-vjeçari në Itali

Një burrë 57-vjeçar me origjinë kineze është arrestuar në Boltiere, provinca e Bergamos, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Republika Popullore e Kinës. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të një fqinji në vitin 1995, në lagjen Goacheng, si dhe për plagosjen e rëndë të vëllait të viktimës. Sipas autoriteteve kineze, krimi ndodhi pas një konflikti personal, kur 57-vjeçari dyshohet se goditi disa herë me thikë fqinjën e tij, duke e vrarë në vend, dhe më pas sulmoi edhe të vëllanë e tij. Ngjarja shkaktoi tronditje të madhe në komunitet, duke çuar në lëshimin e një urdhër-arresti për vrasje të paqëllimshme. Pas krimit, i dyshuari u arratis nga Kina dhe arriti në Itali në vitin 2002, ku jetoi me identitet të rremë....