Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Inatet personale të Ballukut të mos dëmtojnë median’/ Bardhi: Ndërhyrja te News24 ‘krim shtetëror’! Shteti po vepron si mafia
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish pas ndërhyrjes së policisë dhe ndalimit të punës së gazetarëve të News24, duke e cilësuar këtë veprim si një “krim shtetëror” dhe një praktikë të papranueshme për një vend që synon integrimin në Bashkimin Evropian. “Është e paimagjinueshme që policia apo ushtria të marrin kontrollin e plotë mbi një grup mediatik, duke i konfiskuar praktikisht të gjitha pajisjet e punës,” tha Bardhi, duke denoncuar gjithashtu përgatitjen e një aksioni nga IKMT në godinat ku ndodhen News24, BalkanWeb, Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Sipas tij, ky veprim jo vetëm që shkakton dëme të konsiderueshme financiare për median, por rrezikon t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë miliona euro në dëmshpërblime. Bardhi theksoi se shteti duhet të veprojë vetëm në bazë të...